ROEL COFFEE
HYRJE HISTORIKU
PARTNERET MAGAZINE EVENTE WINE SHOP KONTAKT EN
VILA ALEHANDRO 1941

140 vjet Ruffino gjithmonë me shikimin drejt së ardhmes Filozofia e kantinës Ruffino

140 vjet më parë, themeluesit e kantinës, Leopoldo dhe Ilario Ruffino ishin ndër të parët në Toskana që arsyetuan se verërat më të mira vijnë nga vreshtat më të mira. Kjo është filozofia që nderohet edhe sot nga Ruffino, e cila menaxhon me kujdes vreshtat dhe prodhimin e verës.

Për shkak se fillohet me cilësinë më të mirë të frutave, verërat e Ruffinos shfaqen pa lajka apo manipulime. Ky është thelbi i qasjes tradicionale për të bërë verë. Në kërkim të vazhdueshëm  të cilësisë më të lartë, prodhuesit e verës Ruffino përdorin gjithashtu teknika moderne bodrumi.

 

Një histori e pasur

Në vitin 1877, kur kushërinjtë Ilario dhe Leopoldo Ruffino përqafuan pasionin e tyre për prodhimin e verës, duke krijuar një punishte vere të vogël në qytetin Pontassieve pranë Firences, rajoni tashmë kishte një traditë shekullore të jashtëzakonshme të rritjes së rrushit të verës. Megjithatë, dy vendasit toskanë u ndienë të sigurt se ende nuk ishin zbuluar shumë nga madhështia e zonës. Toskana kishte për fat të mirë - tokë të pasur me minerale, ndikimin freskue të detit Mesdhe, verërat e thata, të favorizuara nga rrushi i verës. Dhe  gjithë ato kodra diellore aq joshëse.

Një verë ideale

Sa më shumë përflitej cilësia e verërave, aq më shumë lulëzonte punishtja Ruffino. Shumë shpejt Ruffino u bë i njohur për verëra të pastra dhe të balancuara, me moton “këtu e bëjmë verën ideale”. Statusi i Ruffinos u përforcua si në nivel kombëtar ashtu dhe në atë ndërkombëtar, kur Chianti fitoi një Medalje të Artë në Ekspozitën e Verës të Milanos 1881, një çmim në ‘Nice Exhibition’ të 1884-s dhe një tjetër medalje të artë në Ekspozitën e Antëerpit në 1885.

I intriguar nga reputacioni i verës, në 1890-n, Duka i Aostës filloi një udhëtim të gjatë për të shijuar verërat e Ruffinos për të cilat ai kishte dëgjuar aq shumë. Ai u impresionua aq shumë nga verërat, sa që e përcaktoi Ruffinon si furnizues zyrtar të familjes mbretërore italiane. Reputacioni i verërave Ruffino vazhdoi të përhapet, dhe shumë shpejt filloi të eksportojë verërat e saj në Shtetet e Bashkuara dhe në vende të tjera. Në fakt, Chianti e parë e importuar në SHBA ishte Ruffino.

Një ikonë e Toskanës

Pas Luftës së Dytë Botërore, Ruffino bleu pronat e saj të para në Toskanë, Vila Montemasso në rajonin e Chianti Classico. Ruffino vazhdoi të investonte në vreshta të reja dhe u bë një nga veraritë e para të mëdha me pasuri vreshtare në Itali, me tre verërat më të njohura të rajoneve prodhuese - Chianti Classico, Brunello di Montalcino dhe Vino Nobile di Montepulciano. Ruffino u përforcua si një lider në Chianti, i njohur për qëndrueshmëri dhe cilësi, dhe Chianti Ruffino është bërë ambasadore globale e verërave toskanake anembanë botës.

Sot

Sot, 140 vjet pas themelimit të saj dhe 90 vjet pas nxjerrjes në shitje të Riserva Ducale, Ruffino vazhdon të shprehë historinë dhe trashëgimninë e Italisë me çdo shishe vere të nxjerrë në shitje.

<

 Copyright © 2022 | Cel:+355 69 20 97 447 | Email: info@alehandrogroup.al