HYRJE HISTORIKU
PARTNERET MAGAZINE EVENTE WINE SHOP KONTAKT EN
VILA ALEHANDRO 1941
ROEL COFFEE

Cristal Rose një buqetë unike

Cristal Rose

«Intensive, freskuese dhe jashtëzakonisht skrupuloze, buqeta zbulon një gamë gjithëpërfshirëse dhe komplekse aromash - ansambli është i mëndafshtë, i plotë, joshës dhe i lehtë, me një pastërti të mrekullueshme aromatike.»

 - Jean-Baptiste Lécaillon,

 Master i Qilarëve

 

Duke shtyrë kufijtë e mjeshtërisë

Në 1974-n, 100 vjet pas krijimit të Cristal, Jean-Claude Rouzaud vendosi të krijojë cuvée të Cristal Rosé. Për ta arritur këtë, ai përzgjodhi rrush të vreshtit Pinot noir nga vreshtat më të mira të Grand Cru në Aÿ, të cilat tani kultivohen sipas parimeve biodinamike. Toka unike argjilore, e cila i jep rrushit një mineral elegant, mundëson që hardhitë (në vitet më të mira) të arrijnë pjekuri të jashtëzakonshme frutash, të plotësuara nga një aciditet i kristaltë.

 

Një përzierje unike

Një përzierje prej rreth 55% Pinot noir dhe 45% Chardonnay, që përbëjnë 20% të verës të vjetëruar në fuçi lisi, Cristal Rosé prodhohet, duke përdorur procesin e saignée (gjakderdhje - procesi i tërheqjes së lëngut nga një rezervuar me rrush të kuq që sapo fillon fermentimin) pas makerimit (procesi i vendosjes së rrushit në një mjedis frigoriferik për disa ditë para fillimit të fermentimi). Cuvée Cristal Rosé është e vjetëruar, mesatarisht, për 6 vjet në bodrumet e Louis Roederer.

 

Skrupuloziteti i Cristal dhe intensiteti i rozës

Impresioni i parë shpalos një intensitet aromatik me një plotësi të mrekullueshme dhe aromë të butë, të ëmbël të luleve të bardha, frutave të kuqe, karamel dhe Tarte Tatin. Struktura e plotë, e rrumbullakët dhe fine në impresionin fillestar, e cila është karakteristike e Shtëpisë së Shampanjës Louis Roederer, plotësohet nga një strukturë vere — megjithëse jo e plotë - dhe një freski e mrekullueshme, duke dhënë një përshtypje të një finese perfekte dhe duke përforcuar strukturën e verës.

 

 Copyright © 2022 | Cel:+355 69 20 97 447 | Email: info@alehandrogroup.al