HYRJE HISTORIKU
PARTNERET MAGAZINE EVENTE WINE SHOP KONTAKT EN
VILA ALEHANDRO 1941
ROEL COFFEE

Historia e pijes, trashëgimia e së

cilës që na vjen nga mijëvjeçarët

Njerëzit e Mesdheut filluan të dalin nga barbarizmi kur ata mësuan të kultivonin ullirin dhe hardhinë. Kështu shkruante historiani grek Tuqididi, në shekullin e 5-të para Krishtit, dhe në të vërtetë, bërja e verës është një proces po aq i vjetër sa dhe vetë civilizimi. Rrënjët e saj shoqëria i gjen në Mesopotaminë antike, prova më e hershme që ne kemi për kultivimin e rrushit, e fermentimi i lëngjeve të tyre daton që 6 mijë vjet para lindjes së Krishtit, në Lindjen e Mesme antike.

 

Egjiptianët i regjistronin të mbjellat e rrushit në gurët e varreve të tyre, shishet e verës digjeshin me faraonët si shenjë kënaqjeje të tyre për jetën e përtejme. Vera gjithashtu konsiderohej pije për elitën në Greqinë antike, dhe ishte koleksion i simpoziumeve të famshme, e përjetësuar nga Platoni dhe poetët e asokohe. Por ishte pikërisht gjatë periudhës romake kur vera u bë popullore për shoqërinë. Në qytetet romake, baret e verës u hapën pothuajse në çdo rrugë, dhe romakët e eksportonin verën në vendet e tjera të Europës. Shumë shpejt, prodhimi dhe cilësia e verës në rajonet e tjera rivalizuan atë të Romës.

Pas rënies së Romës, vera filloi të prodhoi në Perandorinë Bizantine, në Mesdheun lindor. Ajo u përhap deri në lindje, në Azinë Qendrore përgjatë Rrugës së Mëndafshit. Vera e rrushit ishte e njohur edhe në Kinë në shekullin e 8. Por përhapja e islamit e zhduku industrinë e verës në Afrikën Veriore dhe në Lindje të Mesme. Bërja e verës në Europë në fillim konsiderohej një biznes për manastiret, sepse ekzistonte nevoja për verë gjatë ritualeve krishtere. Gjatë periudhës së Rilindjes, virtytet e disa rajoneve të ndryshme të verës u vlerësuan nga konsumatorët më të sofistikuar të verës, dhe veçanërisht në shekullin e 18-të tregtia e verës u rrit, sidomos në Francë, ku qyteti i Bordosë u bë prodhuesi më i shquar i verërave. Çdo rajon që prodhonte verë kishte karakteristika të ndryshme.

 

Në Botën e Re, bërja më e suksesshme e verës ndodhi gjatë shekullit të 19. Ohajo ishte rajoni i parë amerikan që kultivoi me sukses verën e rrushit, por u eklipsua shpejt nga prodhimi i verës në Kaliforni. Prodhimi i verës më pas kaloi dhe në Australi. Në Botën e Vjetër, shampanja konsideroje si pija më e preferuar luksoze, por verërat më pas u bënë gjithnjë e më popullore. Por pavarësisht zhvillimit të suksesshëm të kësaj industrie, ndodhi gjithashtu një katastrofë: epidemia filokserë shkatërroi shumë vreshta europiane, një katastrofë që preku prodhimin e verës për dekada me radhë.

 

Sot prodhimi i verës është një industri globale, me shumicën e vendeve të botës që e prodhojnë atë. Makineritë që korrin një pjesë të madhe të zonave ditën apo natën kanë rritur prodhimin.

 Copyright © 2022 | Cel:+355 69 20 97 447 | Email: info@alehandrogroup.al