ROEL COFFEE
HYRJE HISTORIKU
PARTNERET MAGAZINE EVENTE WINE SHOP KONTAKT EN
VILA ALEHANDRO 1941

Lojëra antike, të luajtura nga verëdashësit

Loja e statujave - Çdo gjë e vjetër kthehet përsëri

A ju ka bezdisur “Sfida e Manekinit” në rrjetet tuaja sociale? Është pafundësisht më e pranueshme nëse shtoni verën në ekuacion, të cilën kinezët e kuptuan shumë kohë më parë, sipas librit “Verë kineze”. (Bëhet fjalë pak a shumë për lojën tonë të fëmijërisë “Pa lozur, pa qeshur, pa lëvizur nga vendi”). Nëse “loja e statujave” luhet në një banket, oficeri i zgjedhur pret për momentin e duhur (idealisht kur të gjithë nuk e presin) dhe bërtet “Statujë!” Të gjithë të pranishmit duhet të ngrijnë menjëherë në vend për një minutë. Kushdo që lëviz ose qesh, pi verë.

Kottabo

Grekët e lashtë i donin lojërat e tyre të pirjes. Një nga më enigmatiket ishte loja e Kottabo-s. Çdo lojtar e pi tasin e tij të parë të verës, por lë disa pika, sipas përshkrimit nga shkrimtarët e lashtë. Në një version, objektivi është një shënjestër tunxhi; lëshon tingull, kur gjuajtja me pikat e verës së mbetur në kupë, është e suksesshme. Në një tjetër version, sahani është i mbushur me ujë dhe objektivat janë gota të cekëta që lundrojnë në të. Ai, që fundos më shumë kupa, fiton. (A është vetëm rastësi që Birrë-pongu, lojë e ditëve të sotme është një element kryesor i “jetës greke”? Sigurisht që jo!).

Versioni “modern” i lojës Kottabo kërkon një shtyllë me dy kupa të bashkangjitura me të dhe një figurinë që shpesh mban një bri të vogël të pirjes. Ju mund të godisni diskun e vogël derisa të mbushet me verë dhe të derdhet në diskun e madh, ose mund të fokusoheni në figurinën e vogël në majë të shtyllës dhe të përpiqeni ta hidhni atë në kupë. Humbësi, përgjithësisht, është ai që duhet të pastrojë më pas.

Passatella italiane, loja më e rrezikshme e verës

“Kjo është një lojë e ndaluar,” shkroi kronikani francez Edmond About në 1861për “Passatella” (lojë) italiane, “por në Romë, asgjë nuk lejohet dhe gjithçka është bërë”. Loja nxjerr në pah dy pozicione thelbësore, padronin (bosi) dhe nënpadronin (underboss). Pasi të gjithë lojtarët kontribuojnë në blerjen e verës, roli i padronit përcaktohet me anë të kartave, zareve, apo lojës guri-letra-gërshëra. Padroni (mjeshtri i verës), merr një kanë (rreth çerek galloni), i jep një ndihmësit të tij, dhe pastaj përcakton se sa verë duhet t’i jepet secilit prej lojtarëve të tjerë, zakonisht duke e shoqëruar këtë veprim me vargje apo komente tallëse. Në tregimin e Aboutit, një lojë e tillë përfundon në goditjen me thikë të padronit nga një humbës i lënduar (dhe i etur). Një tjetër thënie, tregon se njeriu që e lë “Passatella”-ën esëll merr mesazhin - që askush nuk e pëlqen atë - dhe e kthen thikën në vetvete.

 

<

 Copyright © 2022 | Cel:+355 69 20 97 447 | Email: info@alehandrogroup.al