ROEL COFFEE
HYRJE HISTORIKU
PARTNERET MAGAZINE EVENTE WINE SHOP KONTAKT EN
VILA ALEHANDRO 1941

Maskat me verë sipas llojit të lëkurës

Trajtimi i fytyrës me verë është bërë shumë i famshëm në Indi. Vera është përdorur gjatë shekujve si një trajtues natyral i fytyrës. Maskat e bëra në shtëpi nga vera ndihmojnë në eliminimin e problemeve të fytyrës. Vera përbën gjithashtu një trajtim ineresant për lëkurën, pasi përmban një gamë mjaft të gjerë substancash të dobishme për një lëkurë të dëmtuar.

Verërat që përdoren për lloje të ndryshme të lëkurës

Çdo verë ka një përbërje disi të ndryshme dhe varietete të ndryshme janë të dobishme në lloje të veçanta të lëkurës. Njerëzit me lëkurë të thatë mund të zgjedhin një verë të ëmbël me shumë sheqer për ta bërë lëkurën më pak të thatë. Atyre me lëkurë me puçrra do i shërbente më shumë vera e kuqe, meqë përqendrimi i lartë i resveratrolit vepron në zvogëlimin e inflamacioneve ose parandalon dëmtimin e radikaleve të lira. Ndërsa, ata me lëkurë ekstremisht të thatë duhet të zgjedhin verë të thatë që ka përqendrim më të lartë të acidit malik, tartarik dhe citrik.

 

Maskat për lloje të ndryshme të lëkurës

- Për lëkurë të rrjepur përzieni 1 filxhan vere të kuqe të thatë me 1 filxhan ujë. Përzierjen hidheni në një shishe llaku të zbrazët dhe aplikojeni pas dushit. Lëreni për 5 minuta, pastaj lajeni.

 - Për lëkura veçanërisht të thatë e të rrjepur mund të përzieni 1/4 filxhan vere me 1 filxhan uthulle të bardhë dhe të shtoni gjysmën apo çerekun e kësaj përbërje në ujin e vaskës.

- Për lëkurë të thatë përzieni 3 lugë gjelle më verë të kuqe bashkë me gjysmë luge lëngu të aloe verës dhe 1 lugë mjalti të pastër. Aplikojeni në fytyrë dhe qafë dhe lajeni pas 10 minutash apo më shumë.

- Për lëkurë të yndyrshme dhe me puçrra përzieni 3 lugë vere të kuqe me pak kos dhe përdoreni si maskë lëkure.

- Për lëkurë të ndjeshme, përdorni verë të bardhë, (tanina në verërat e kuqe mund të jetë shumë irrituese për ata që kanë lëkurë të dëmtuar). Vloni një barishte qetësuese në verë të bardhë si kamomili për 10 minuta. Lëkurat me puçrra mund të përfitojnë nga përdorimi i verës të thatë e të  kuqe direkt nga shishja si tonifikues.

 

<

 Copyright © 2022 | Cel:+355 69 20 97 447 | Email: info@alehandrogroup.al