Një ditë në Familjen Louis Roederer

Franca është gjithmonë një zgjedhje e mirë për të dashuruarit. E nëse dashuria jote është shampanja, Reimsi është vendi ku ti gjen lumturinë. Është kryeqyteti i shampanjës në botë. Aty gjithçka lidhet me këtë pije të veçantë. Rrugët dhe rrugicat e Reimsit janë plot me emra nga me të ndryshmet kompani që prodhojnë shampanjë. Mes tyre shkëlqen një LOUIS ROEDERER. Kjo familje që prodhon shampanjën më elitare në botë për herë të parë ka hapur dyert e shtëpisë për brand ambasdoren në Shqipëri, një zonjë të fortë dhe me karakter “Presidentja e Alehandro Group” Eriola Braha. Bashkë me të një grup miqsh mikpritemi fillimisht në kantinën e Louis Roederer ku na pret një udhëtim plot mistere dhe sekrete për shampanjën. Aida është guida jonë në këtë udhëtim në kantinë.

 

Fillimisht njihemi me historinë e kësaj familjeje që e lidhi jetën me shampanjën. Ndërkohë zhytemi në thellësitë e tokës ku në më shumë se 7 km tunele fle shampanja Cristal dhe Cristal Rose. Është një eksperiencë e jashtëzakonshme, janë vende eksluzive. Aida na shpjegon disa procese se si cdo ditë ato shishe rrotullohen për të krijuar procesin e duhur kimik të shampanjës më të mirë në botë.

 

Pasi jemi njohur me historinë, është koha për të provuar prodhimet fantastike të Louis Roederer. Në një dhomë të krijuar enkas për këtë proces, vërejmë tri shishet Louis Roederer dhe katër gota për secilin nga ne. Familja Louis Roederer di si të të surprizojë. Gota e katërt ishte gati për shampanjën më elitare në botë CRISTAL. Aida tregon se kjo shampanjë nuk shërbehet asnjëherë për ata që vizitojnë Louis Roederer, qofshin këta partnerë apo bashkëpunëtorë. Për herë të parë ata bëjnë një përjashtim, gjithçka për të treguar konsideratën e lartë për një zonjë që di të vlerësojë cilësinë, si Eriola. Ajo perferon të na e shërbejë vetë shampanjën Cristal të vitit 2008 e cila u hap për nder të saj. Është absolutisht një nga eksperiencat më të veçanta në jetë, në kryeqytetin e shampanjës dhe në kantinën e prodhuesit më elitar.

 

 

Por nuk mbaron gjithçka këtu. Për një vizitë në kantinë kërkesa bëhet 6 muaj përpara, por për Eriolën nuk zbatohen të gjitha protokollet.

 

Mikpritja e rrallë që na rezervohet është një ftesë në shtëpinë e familjes Louis Roederer. Është si një kështjellë në mes të Reimsit. Njerëzit që futen aty janë shumë të zgjedhur. Shtëpia është një monument kulture dhe vepër arti si jashtë ashtu edhe brenda. Alexis, përfaqësuesi i familjes, është ai që ka organizuar gjithçka. Na tregon historinë që fshihet brenda atyre mureve, rezidencën private të Louis Roederer, dhomat e familjes dhe gjithçka që është trashëguar në shekuj me shumë dashuri dhe kujdes. Sigurisht nuk mund të mungojë shampanja e cila këtë rast është një Louis Roederer Vintage.

 

 Nuk mund të përshkruhet me fjalë, ashtu si gjithçka që dashurohet. Louis Roederer është e vetmja kantinë në botë që nga themelimi dhe deri sot që është pronë dhe menaxhohet nga familja. E kur kjo familje hap derën e shtëpisë për ty, ky është një privilegj i jashtëzakonshëm.

E. Jaku

 

 

 

 Copyright © 2021 | Cel:+355 69 20 97 447 | Email: info@alehandrogroup.al