HYRJE HISTORIKU
PARTNERET MAGAZINE EVENTE WINE SHOP KONTAKT EN
VILA ALEHANDRO 1941
ROEL COFFEE

Cristal shampanjë për perandorë

Cristal

 «Një verë me kënaqësi të pastër dhe një verë gastronomike e sofistikuar, Cristal është njëkohësisht e fuqishme dhe delikate, duke kombinuar finesën me skrupulozitetin.»

 - Jean-Baptiste Lécaillon, Master i Qilarëve

 

Vera e Carit

 Vera më e famshme e Shtëpisë Roederer u krijua në 1876-n për të kënaqur shijet e Car Aleksandër II. Perandori i kërkoi Louis Roederer që të rezervojë cuvee-në më të mirë të Shtëpisë për të çdo vit. Ai ishte shumë i dhënë pas verës së Shtëpisë. Për ta dalluar këtë cuvée, kjo shampanjë e jashtëzakonshme erdhi në një shishe kristali plumbi transparent, me fund të sheshtë. Marka e re u emërtua sipas këtij materiali të çmuar, i cili është veçanërisht vezullues dhe transparent.

 

Harmoni perfekte

 Prodhuar në mënyrë unike gjatë viteve më të mira, kur rrushi i Chardonnay (rreth 40%) dhe Pinot noir (rreth 60%) kanë arritur pjekurinë e përsosur, Cristal është vjetëruar për 6 vjet në bodrumet e Louis Roederer dhe më tej për një tjetër 8-mujorsh pas heqjes së mbetjeve dhe zëvendësimit të tapave.

 

Një simfoni pastërtie dhe elegance

Cristal është një shampanjë mrekullisht e ekuilibruar dhe luksoze, jetëgjatësia e së cilës është e paimitueshme. Ka një strukturë të mëndafshtë dhe aromë frutash, e kompletuar nga një cilësi e shkëlqyeshme mineralesh me fruta të bardha dhe nuanca agrumesh. Cristal është një verë jetëgjatë: mund të ruhet për më shumë se njëzet vjet pa e humbur freskinë dhe karakterin e saj.

 

 

 

 Copyright © 2022 | Cel:+355 69 20 97 447 | Email: info@alehandrogroup.al