Historia e ëmbël e verërave të Tokajit
Mbreti Louis XIV: "Tokaji, vera e mbretërve dhe mbreti i verërave"
Në një nga rajonet më të vjetra të verës në Europë, ai i Tokaj-Hegyalja në Hungarinë verilindore, prodhohet një emër i njohur i verës si Tokaji. Gjatë sundimit komunist, Tokaji - "toke-sy-ee" - cilësia e verës ra dhe si rrjedhim edhe eksportet në perëndim. Megjithatë, në fillim të viteve 1990, pas rënies së komunizmit, Hungaria nxori në shitje disa prej vreshtave shtetërore në Tokaj për një numër të kufizuar investitorësh të huaj për të sjellë burime për rinovimin e verërave Tokaji. Një nga kompanitë që investuan, ishte ikona e prodhuesve spanjoll të verës, Vega Sicilia, që bleu pronën Oremus në 1993. Menaxherja e eksportit e Vega Sicilia, Puri Mancebo-Lobete, udhëhoqi një degustim në ishullin Kajman, që përfshinte dy verëra Tokaji të ndryshme - një e thatë e bërë nga rrushi Furmint dhe një e ëmbël e bërë nga një përzierje e rrushit lokal të dominuar nga Furmint.
Verërat
Është e pasigurtë kur ka filluar prodhimi i verës në Tokaj - disa besojnë se kjo mund të ketë filluar që në lashtësi - por sigurisht që prodhonte mjaftueshëm verëra nga fundi i shekullit të 16. "Tokaji ka historinë më të gjatë të verës në Europë", është shprehur Mancebo-Lobete. Në të vërtetë, vera e Tokajit ishte e para në botë që gjendej nën kontrollin e emrit, dekada para verës së Portit dhe më shumë se një shekull para Bordeaux. Përveç kësaj, Mancebo-Lobete ka thënë se është e njohur në përgjithësi si vera e parë e prodhuar, duke përdorur metodën botrytis cinerea - noble rot (metoda e tharjes së rrushit në hardhi për ta ëmbëlsuar sa më shumë).
Sipas Mancebo-Lobete, afër kohës së vjeljes së rrushit shumë kohë më parë, fermerët hungarezë duhej të linin vreshtat e tyre për të dalë dhe të luftonin me turqit. Kur u kthyen nja dy muaj më vonë, ata gjetën rrushin e mbuluar me botrytis, një kërpudhë gri, e ngjashme me mykun. Gjithsesi, ata vendosën të bëjnë verë dhe kuptuan se sa e mirë ishte. Metoda moderne botrytis përfshin lënien e rrushit qëllimisht në hardhi në fund të sezonit të rritjes, kështu që ata të zhvillojnë botrytis (një lloj kërpudhe) në lëkurat e tyre. Kërpudhat nxjerrin ujin nga rrushi, duke i mbuluar ato dhe duke lënë një lëng më të ëmbël dhe më të koncentruar brenda. Lëngu pastaj shtrydhet butësisht nga rrushi dhe fermentohet duke përdorur maja.
Për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit dhe temperaturat e ulëta në fund të vjeshtës, fermentimi është një proces i ngadalshëm që merr rreth dy muaj e gjysmë në kantinën e Oremus, krahasuar me verërat e kuqe të Vega Sicilia në Spanjë që marrin rreth dy javë për t'u fermentuar.
Tokaji Aszú
Vera e ëmbël e famshme hungareze quhet Tokaji Aszú (Aszú do të thotë "tharë" në hungarisht). Aszú është klasifikuar nga sa sheqer i mbetur është në verën e rafinuar, me nivele të ndryshme - të quajtur puttonyos - të përdorura. Prodhimi shkon nga 3 puttonyos Aszú, të cilat përmbajnë 60 gram sheqer të mbetur për litër, deri në 6 Puttonyos Aszú që përmbajnë 150 gram sheqer të mbetur për litër.
Për shkak se Tokaji është në skajin ekstrem të veriut ku është e mundur të rritet rrushi i verës, vera e prodhuar nga rrushi i rritur në këtë rajon të freskët është shumë acid, një karakteristikë që mundëson balancimin e ëmbëlsisë së nektarit të Aszú, për ta lejuar atë të evoluojë me kalimin e kohës. "Oremus Tokaji Aszú është i fermentuar në fuçi lisi hungareze dhe të vjetërohet më pas gjashtë muaj në fuçi lisi me gjethe, duke rezultuar në një verë të pasur me një finish të butë. Kur është e re, vera ka aroma intensive agrumesh dhe mjalti dhe me kohën ajo fiton më shumë shije arrore", është shprehur Mancebo-Lobete.
Megjithëse Tokaji është më i njohur për verërat e ëmbla, prodhon verëra të thata si Oremus Mandolás, i cili shfaq shije të forta agrumesh, tone minerale dhe aciditet freskues.
Pa marrë parasysh nëse vera është e ëmbël ose e thatë, Mancebo-Lobete ka thënë me bindje se pijetarët hungarezë të verës shkëlqejnë kur flasin për verërat e Tokajit. "Hungarezët janë super krenarë për Tokajin", ka thënë ajo.
Oremus Mandolás Dry Tokaji
Vera e shkëlqyer nuk duhet domosdoshmërisht të vijë nga një varietet shumë i njohur rrushi. Oremus Dry Furmint është një shembull i shijshëm dhe ekspresiv. Kjo verë e bardhë e thatë hungareze, e bërë tërësisht nga varieteti i rrushit Furmint është nga Tokaji, Hungari, një vend shumë më i lidhur me verërat e ëmbla të saj. Është e shijshme, prodhuar nga Tempos Vega Sicilia - një nga prodhuesit më të respektuar në botë - (Vlen të përmendet se Tempos Vega Sicilia prodhon edhe verërat më të njohura të Tokajit). Nga pikëpamja e konsumit, një Furmint i thatë si ky është jashtëzakonisht i gjithanshëm. Për shkak të balancës dhe finesës së saj, disa gota nga kjo verë me ose pa ushqime të lehta, bëjnë një aperitiv të paharrueshëm.
Tokaji, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESKO-s
"Tokaji, vera e mbretërve dhe mbreti i verërave". Kështu e përshkroi Louis XIV atë, kur e shijoi dhe legjenda e Tokajit është rritur vazhdimisht mbi historinë e saj më shumë se katërqind vjeçare. Megjithatë, do të ishte viti 1630 kur madhështia e vreshtit Oremus u përmend për herë të parë dhe sot ajo gëzon njohjen më të lartë universale. Tokaji ndodhet në një zinxhir malor në Hungarinë verilindore. Në vitin 2002, Komiteti i Trashëgimisë Botërore i UNESKO-s njohu mënyrën e jashtëzakonshme të bërjes së verës në rajonin e Tokajit, kapacitetin e saj laik për kultivimin e kulturës e vlerës dhe i dha statusin e Trashëgimisë Botërore.