Lafite Rothschild,
Traditë ekselence
Historia e rilindjes
Baroni Eric de Rothschild
Në fillim të shekullit të 18-të, rajoni Pauillac filloi gjerësisht kultivimin e rrushit me shtysën e pronarëve të “Lafite”. Verërat “Milon” shërbyen si të ardhura shtesë për mjeshtrin e “Lafite” dhe u bënë vera e dytë për “Château Lafite”. Që herët, u pranua se toka ishte me cilësi veçanërisht të lartë. Pronari i “Lafite” në atë kohë ishte markezi Nicolas-Alexandre de Ségur, të cilin Luigji XV e quante “Princi i Verës”....
Një territor i jashtëzakonshëm
Vreshti përbëhet nga tri zona kryesore: kodrat përreth “Château”, pllaja ngjitur Carruades në perëndim dhe 4,5 hektarë në Saint Estèphe fqinje. I rrahur nga dielli, vreshti mbulon 112 hektarë. Ai është i drenazhuar dhe i pozicionuar mirë, me tokë të përbërë nga çakëll e imët, e përzier me rërë eolike në një nëntokë guri gëlqeror terciar.
Traditë ekselence
Kantina “Barons de Rothschild” (Lafite) në qendër të rritjes së saj ka vendosur gjithmonë ekselencën në vreshta dhe në praktikat e saj të prodhimit të verës. “Château Lafite Rothschild” ishte pikënisja e grupit “DBR” (Lafite). Ishte “Château” i parë i blerë nga familja Rothschild në 1868, ndërsa më pas shërbeu si orientim për praktikat e kultivimit të verës në filialet e tjera: Përvoja dhe tradita e ngritur për disa breza të familjes Rothschild zbatohen në të gjitha pronat e tjera të saj, me synim prodhimin e verërave me cilësi të lartë, plot finesë dhe elegancë, në kuadër të “Frymës Lafite”.