"Shampanja është vera e civilizimit dhe nafta e qeverisë"
MITI/A ka pirë vërtet Winston Churchill 42 000 shishe shampanjë?!
Sër Winston Churchill pinte aq shumë shampanjë se ka një etiketë të emëruar në nder të tij. Ne kemi sjellë disa prej shprehjeve të liderit të kohës së luftës mbi verën, pasi Britania e Madhe shënon mbi 50 vjet që gëlon me tregime për Churchill-in dhe alkoolin, nga pijet e forta në orët e hershme të mëngjesit deri te pretendimet se ai ka pirë 42.000 shishe shampanjë gjatë gjithë jetës së tij.
Ndoshta shifra e shampanjës është ngritur në nivele mitike, duke pasur parasysh se Churchill duhej të pinte 467 shishe shampanjë në secilin prej 90 viteve të tij.
Edhe brendi i shampanjës, që emërtoi një etiketë në nder të tij në vitin 1975, thotë se Churchill nuk ka porositur shampanjën e tij të preferuar deri në 1908-N, kur ai ishte në të 30-at e tij.
Jashtë rolit të tij në Luftën e Dytë Botërore, karriera politike e Churchill rrallë u zhvillua pa probleme. Ndërsa angazhimi i tij ndaj verës ishte i patundur gjatë gjithë kohës.
Ja disa nga thëniet e tij më të njohura:
Mbi shampanjën:
Në sukses e meritoni ndërsa në humbje keni nevojë për të.
Shampanja është vera e civilizimit dhe nafta e qeverisë.
Mbani mend zotërinj, nuk është vetëm Franca për të cilën po luftojmë, është shampanja.
Takimi me Franklin Roosevelt (president amerikan) ishte si hapja e shishes së parë të shampanjës; të njihje atë, e njëtë si të pije shampanjën.
Për verën në përgjithësi:
Darka do të ishte e mrekullueshme... nëse vera do të ishte aq e ftohtë sa supa, byfteku aq i rrallë sa shërbimi, konjaku aq i vjetër sa peshku dhe shërbyesja aq e gjindshme sa dukesha.
"Madam, mund të jem i dehur, por ju jeni e shëmtuar, dhe nesër unë do të jem esëll", - thuhet se i ka thënë Bessie Braddock-ut në Dhomën e Përfaqësuesve të MPB-së.
Unë kam marrë më shumë nga alkooli sesa alkooli ka marrë nga unë.