HYRJE HISTORIKU
PARTNERET MAGAZINE EVENTE WINE SHOP KONTAKT EN
VILA ALEHANDRO 1941
ROEL COFFEE

Si të shërbejmë verë

Këshilla se si të hapni, dekantoni dhe shërbeni verërat tuaja si një profesionist

Nxjerrja e verërave nga qilari

Lërini verërat e kuqe dhe të bardha të përditshme deri në ditën kur të keni nevojë për to, por sillini verërat e juaja të shkëlqyeshme nga qilari i freskët një ditë para se t'i sillni ato butësisht në temperaturën e dhomës.

 

Lëreni verën të frymojë

Kur e keni nxjerrë tapën, është e nevojshme një përmbajtje (për të mos e pirë). Lëreni verën të ndërveprojë me ajrin, ndihmon që aromat të zhvillohen dhe lehtëson nuhatjen e tyre.

 

Verërat delikate ose komerciale

Me një verë delikate, ose me verëra komerciale ka pak nevojë për të praktikuar sa më sipër. Mund të jetë edhe fatale për verërat më të paqëndrueshme në vjetërim - vetëm hiqjani tapën dhe shijojeni.

 

Ta drejtosh procesin jashtë

Lëreni të qëndrojë shishen e hapur nga tapa, ose më mirë akoma, derdhe në një dekanter. Kjo nuk do t'i japë verës aq ajrosje sa kur hidhet në një gotë. Vera e re, e izoluar mirë do më shumë kohë të ajroset. Verërat më komplekse, me të vërtetë e tregojnë klasin e tyre me më pak kohë.

 

Ndani verën nga sedimenti i saj

Baza për dekantimin është që të ndahet vera e mirë nga sedimenti. Kjo arrihet në mënyrë ideale me verëra të kuqe të cilësisë së mirë dhe të vjetëruara. Kabërnetët që janë pothuajse të pafiltruara ose verërat e provincës Rhône në Francë, mund edhe ta veshin gotën nëse nuk dekantohen.

 

Lërini sedimentet të precipitojnë

Sedimenti duhet të precipitojë. Lëreni shishen e verës vertikalisht - për më shumë se 12 orë. Përndryshe, përdorni një enë dekantimi që e anon shishen në 45 gradë, duke lënë sedimentin në pjesën e poshtme të shishes. Vendosni qafën e shisheve në drejtim të dekantuesit me një dritë të mirë të fortë ose një qiri në anën tjetër. Hidheni ngadalë dhe në mënyrë të qëndrueshme, duke ngritur shishen ndërsa vazhdoni, derisa sedimenti të ketë arritur në qafë. Nuk ka nevojë të filtrosh nëse sedimenti ka precipituar mirë. Filtrimi mund ta prishë verën.

 

Dekantimi i të bardhëve

Dekantimi i verërave të bardha nuk përdoret shumë, përveç verërave që shoqërojnë ëmbëlsirat. Rrotullimi i gotës duhet të japë ajrim të përshtatshëm.

 

Temperatura

Si rregull, mbajini verërat e bardha në një maksimum prej 11 gradësh celsius (ftohës për të lehtat, akoma acide dhe të gazuarat). Të kuqet mund të jenë po aq të ndjeshme: mbajini ato në një maksimum prej 18 gradësh celsius (ftohës për verërat më të vjetëruara). Gjithmonë përdorni kovë ftohëse me akull.

 

Mbiftohja

Është e mundur që të mbiftohet vera. Kjo është një lloj vrasjeje verërash të caktuara, kështu që kërkohet kujdes.

 

Derdhja e verës nga shishja

Vera duhet të derdhet ngadalë në gotë nga shishja ose ena e dekantimit, duke e lënë verën të rrjedhë butësisht - të patundur dhe të patrazuar.

 

 

 

 Copyright © 2022 | Cel:+355 69 20 97 447 | Email: info@alehandrogroup.al