HYRJE HISTORIKU
PARTNERET MAGAZINE EVENTE WINE SHOP KONTAKT EN
VILA ALEHANDRO 1941
ROEL COFFEE

TË MIRAT E VERËS. NDOSHTA NUK E DINIT SE....

Le ta themi se arsyeja pse ne e duam verën nuk është e lidhur më parë me shëndetin, por me dëshirën për ta shijuar atë, për shqisat, për kënaqësi të pastër.

Dhe kjo është dobia fillestare që ne dëshirojmë të marrim në konsideratë kur kemi të bëjmë me shëndetin, si një koncept i lidhur ngushtë me lumturinë (ose me nuancat që i afrohen më mirë).

Por sot dëshirojmë të gërmojmë pak më thellë në zbulimet e shkencës mjekësore dhe të shohim se pse gota jonë e verës (por ajo e mira) na ndihmon të ndihemi mirë, përtej cilësive të njohura antioksiduese dhe përfitimeve kardiovaskulare.

Sipas mendimit tonë, sapo ju të lexoni këto shtatë pika, jo vetëm që do të mahniteni, por do të hapni një shishe tjetër me verë (ose do të mbushni bodrumin tuaj me ofertat promovuese të "Alehandro distribution").

Për shembull, ndoshta ju ende nuk e dini se ...

 

 

1. VERA NDIHMON TË BIESH NË PESHË OSE TA MBASH NËN KONTROLL

Surprizë, befasi! Vera (sidomos e kuqe), sipas hulumtimit të Massachusetts Institute of Technology, është një aleat në kontrollin e peshës dhe humbjes së atyre kileve shtesë, të cilat nuk janë të mira për shëndetin tuaj dhe kolesterolin. Kjo, për shkak se ajo ka resveratrol, një element te lëkurat e rrushit (ose frutat e kuqe), i cili do të thithë 40% më pak yndyrë dhe gjithashtu ka funksione antikancer.

Edhe më i detajuar është Universiteti Shtetëror i Uashingtonit, i cili tregon qartë dozën (një filxhan) dhe kohën e ditës të përshtatshme për këtë efekt, që është, në mbrëmje vonë.

Ejani, tani që e dini, nuk mund ta mohoni se jeta është një vend më i mirë!

 

2. VERA LUFTON LODHJEN

ResveratolI gjithmonë ndihmon në luftimin e gjendjeve fizike të lodhjes dhe apatisë për shkak të stresit, ndryshimit të klimës, meteorologjisë, sindromës paramenstruale. Megjithatë, duhet të jeni të vëmendshëm: resveratroli shpesh humbet në proceset e prodhimit, veçanërisht nëse ato përfshijnë përdorimin e shumë sulfiteve. Pra, për të pasur efekte të tilla të dobishme, cilësia e verës është shumë e rëndësishme.

 

 

 

 

 

 

3. VERA STIMULON HORMONET PËR TË SHIJUAR PLOTËSISHT JETËN

Tani, ne nuk kemi nevojë për hulumtimet universitare që të dini se vera na bën të ndihemi menjëherë më mirë, veçanërisht pasi për vite është studjuar te vetë njerëzit për ta provuar atë në mënyrë empirike. Por, në fakt, shkenca konfirmon atë që ne e dimë: Të pirët në mënyrë të moderuar të verës së cilësisë së mirë çon në çlirimin e endorfinës, e cila na ndihmon për të kuptuar më mirë aromat (e ajrit, ushqimit, njerëzve) dhe shijet.

 

 

 

 

 

 

 

 

4. VERA PARANDALON DHE NGADALËSON PLAKJEN

Të gjithë e dimë se vitamina E, pjesë përbërëse e verës së kuqe, është një antioksidant dhe parandalon shumë sëmundje kardiovaskulare. Fakti se vera cilësore e kuqe bën mirë për lëkurën dhe ngadalëson plakjen qelizore, në sajë të kësaj vitamine, është lehtësisht e kuptueshme. Por edhe pse e dimë, menduam ta radhisim dhe ta qartësojmë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

5. VERA E BARDHË BËN MIRË PËR ZEMRËN DHE VESHKAT

Për sanksionimin e vlerës shpëtimtare, edhe të verës së bardhë, janë universitetet e Milanos, Pizës dhe Torinos, të cilët kanë përjetuar efikasitetin e acidit kafeik (e gjendur në verërat e mira të bardha) në mbrojtjen e sistemit kardiovaskular dhe në mbrojtjen e shëndetit dhe efikasitetit të veshkave.

 

 

 

 

 

 

 

6. VERA E BARDHË NDIHMON MEMORIEN

Ja një tjetër pikë kyçe për rivlerësimin sesi ndikon nga ana shëndetësore vera e bardhë: Sipas një studimi (ende në progres) të Universitetit të Reading (Angli), vera e bardhë dhe shampanja përmbajnë komponente, të cilat nëse asimilohen dhe metabolizohen me një qëndrueshmëri të caktuar, përmirësojnë aftësinë për të kujtuar dhe mbajtur kujtime të qarta më gjatë.

 

7. RRIT KURIOZITETIN MBI GJITHÇKA

 

Sipas një studimi të kohëve të fundit nga "Hubgrape" (website për verën), njerëzit e interesuar për verën dhe kulturën e mirë të të pirit, janë të interesuar edhe për të udhëtuar, ushqim të mirë, flasin për politikë me njohuri mbështetur në fakte, kanë anektoda interesante për të treguar dhe madje i shpikin ato.

 

 

 Copyright © 2022 | Cel:+355 69 20 97 447 | Email: info@alehandrogroup.al